Një shtetas francez me banim në Këlcyrë të Përmetit është shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që bashkëjetuesja e tij shqiptare, është arrestuar.
Efektivët e policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasen E. B., 38 vjeçe, banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë për veprën penale ““Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e bashkëjetuesit të saj, shtetasit francez M.A., 58 vjeç, sepse në banesën e tij në fshatin Ballaban, Këlcyrë, u gjet një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Përmetit, për veprime të mëtejshme.
/a.r