Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë “arrest me burg” për Viktor Markun, i akuzuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billes më 11 qershor 2020 tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Prokuroria paraqiti sot në gjykate dokumentat e ardhura nga Mali i Zi, ku ndalimi është bëre me kërkesë të Interpol Tiranës.
Në seancën e djeshme të vlerësimit të masës së sigurisë, avokati i Markut, Ilir Murati pretendoi se nuk i ishte vënë në dispozicion një urdhërndalim prandaj ndalimi i Markut ishte bërë në shkelje të të gjitha ligjeve. Prandaj gjykata vendosi të shtyjë vendimin për një ditë duke i dhënë kohë prokurorit të vinte në dispozicion të gjykatës urdhër ndalimin.
Marku mohon se është ai autor i krimit madje ka deklaruar se nuk ka qenë fare në Shqipëri, referuar sistemit TIMS ku ai rezulton se eshte larguar që në janar”
Por detaji që zbuloi se Marku ka qenë në Shqipëri disa ditë para ngjarjes doli nga dëshmia e pronarit të makinave me qera në Shkodër, i cili disa ditë para atentatit në Tiranë, i ka dhënë një makinë tip “Smart” me qira Viktor Markut dhe nipit të tij Sebasian Malit.
Edhe Sebastiani ndodhet në burg në masën e sigurisë “arrest me burg” .
g.kosovari