Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka deklaruar se virulenca e gripi nuk ka rënë.
Në një lidhje me ABC News, ajo u shpreh se vjeshta dhe dimri do na përballi me dy sëmundje, Covid-19 dhe gripin.
Ndërsa theksoi se duhet të përgatitemi për më të keqen.
“Virulenca e virusit nuk ka rënë, format klinike të sëmundjes mbeten të rënda.
Vjeshta apo dimri do të përballë me dy sëmundje, me koronavirusin dhe gripin.
Kombinimi i këtyre dy sëmundjeve që kanë shenja klinike të ngjashme do të shtojë numrat, por edhe kërkesën për shërbime mjekësore.
Do të shihet nëse këto dy viruse do të jenë në garë me njeri-tjetrin apo dikush t’i zërë vendin tjetrit.
Mbetet për tu parë. Ne duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha ndër të tjera Bino.