Shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 9,052,958 persona. Ndërkohë 470,844 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 4,842,306 qytetarë.
Amerika Latine mbetet epiqendra e re e pandemisë me mbi 20,000 vdekje në Meksikë, më shumë se 8,000 në Peru dhe mbi 1.000 në Argjentinë.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 50.659 viktima dhe mbi 1 milionë të infektuar.
COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.
Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,396 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 18 raste të reja.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga infeksioni, me të paktën 119.959 vdekje, i ndjekur nga Brazili (50.617), Mbretëria e Bashkuar (42.632), Italia (34.634) dhe Franca (29.633).
g.kosovari