Detaje te reja nga ngjarja tragjike, kur vjehrri 56 vjeçar vrau nusen e djalit. Ngjarja ndodhir ne Pratteln të Kantonit Baselland. Pas hetimeve, u mesua se se si vrasesi edhe viktima janë shtetas të Kosovës.
Mediat zvicerane 20minuten dhe Blick ë.ch shkruajnë për përkatësinë kosovare të dy personave. Vjehrri dhe djali i tij 27-vjeçar jetonin me të shoqen e këtij të fundit dhe me nipin 4 vjeçar deri një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Pastaj familja e re qe zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait dhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare. “Gjyshja shpesh kujdesej për djalin” thotë një fqinj.
Por, mbetet e paqartë përse kosovari 56 vjeçar e ka vrarë të renë dhe nënën e nipit. Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi edhe ai ishte plagosur, në dorë.
Sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar në mes të çiftit të ri, përcjell albinfo.ch. Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.
Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrra me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore.
Mosmarrëveshja pastaj përfundimisht është përshkallëzuar. Sipas përfaqësuesit të familjes, gjyshja e ka marrë djalin dhe ka ikur nga banesa kur ka filluar zënka pasi që djali nuk duhej të vëzhgonte përshkallëzimin.
Gruaja e 56 vjeçarit dhe tre djemtë e tij tani kanë frikë nga gjakmarrja, shpjegon përfaqësuesi i familjes”.
Lagjja është në gjendje shoku. Aty personi tashmë i dyshuar për vrasje njihet si një njeri i sjellshëm dhe i dobishëm. “Unë mund të shpresoj vetëm se ishte vërtet vetëmbrojtje”, thotë njëri ndër fqinjët.
g.kosovari