Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Mësohet se dy persona që po punonin pranë një objekti kanë rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘5 Maji’, rreth orës 15:00.
Të plagosurit janë Y.C 47 vjeç dhe S.M 59 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë nisën hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Nga informacionet e para mësohet se dy shtetasit e plagosur ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
/a.r