• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

O qirje Vangjelis, Çanis, Curris, mos u lodhni kot, nuk e zhbëni dot gjakun e çamëve

by Artan Hoxha
20/06/2020 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Hoxha

Mbani frymen njerez….

Çani: Kjo vjen nga greqishtja e vjeter, apo nga greqishtja e re?!

Curri: O Çani, ti je me grek se une!!!

…dhe perballe Vangjelis Dules, qe i shkelqen fytyra nga lumturia…

Me tej, Vangjeli, qe e pershkruan situaten ne Dropull dhe ne Himare, nen “presionin” e policise dhe antiterrorit, si situata ne Rripin e Gazes, ne Palestine.

Ke te drejte zoti Dule, sepse per nje spurdhjak greqisht-foles nga Xarra, qe djeg fshehurazi ne nje vrime, flamurin kombetar dhe e filmon per ta shperndare ne internet, kjo polici, arreston 20 shqiptare qe protestonin paqesisht, para konsullates greke, sepse u kishin perdhosur simbolet kombetare.

E paneli, qe mbetet i mahnitur nga “denoncimet” e Dules, qe flet ne nje tv kombetar shqiptar, sikur eshte perfaqesues politik i neofashisteve te Agimit te Arte, qe tashme po u vene drune edhe ne Greqi.

Dhe pastaj mendon per nje çast, ore kush i ka bere masakrat dhe genocidin etnik mbi popullsine civile?!

Kush i ka shperngulur, dhjetera mijera civile pertej kufijeve shteterore?!

Kush ua ka grabitur pronat dhe djegur fshatra e qytete te tera?!

Ore, viktimat jane greke minoritare te sjelle si argate nga osmanet ne trojet shqiptare, apo jane shqiptare, çamet e masakruar, e shperngulur nga trojet e tyre shekullore, tashme te perfshira brenda territorit te Republikes Greke?!

Vetem ne vitet 1944-1945, ne fshatrat çame, jane vrare gjithsej 2771 civile shqiptare.

Konkretisht si me poshte:

Ne Filat dhe rrethinat, 1286 civile te vrare, ne Igumenice dhe rrethinat, 192 civile te vrare, ne Paramithi dhe rrethinat, 673 civile te vrare, ne Parge, 620 civile te vrare.

Jane plackitur dhe djegur 5800 shtepi ne 68 fshatra.

Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28000 çame, te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes.

O qirje Vangjelis, Çanis, Curris, mos u lodhni kot.

Nuk e zhbeni dot historine, e vaditur fund e krye me gjakun e mijera e mijera shqiptareve çame.

Ate histori qe oshetin, me dhimbjet, lotet, eksodin e dhjetera mijera shqiptareve, nga trojet shekullore ne jugun e Shqiperise natyrale, apo ne Epir, si ta doni.

Per me teper, degjon Dulen, te perdorur vazhdimisht nga qarqet me ultranacionaliste greke, te qahet, se shqiptaret jane “perdorur” nga Turqia, per te penguar marreveshjen e delimitimit te kufijeve detare, ne hapesiren ujore shqiptaro-greke.

Nese ka ndonje gje te hajrit, qe e kane bere shqiptaret, dhe sidomos drejtesia shqiptare ne keto 30 vite, eshte pikerisht vendimi i Gjykates Kushtetuese, qe rrezoi marreveshjen e delimitimit te kufijeve detare, ku Republika e Shqiperise, humbte haptazi ne favor te Greqise, afro 350 km katrore te territorit detar te saj.

Dhe ne fund, qirje Vangjeli, ishte i shqetesuar pse Policia e Shtetit, kishte nisur hetimin ne lidhje me disa elemente ekstremiste, neofashiste greke dhe antishqiptare te terbuar.

Pra, pse policia po heton per shtetas shqiptare, greqisht-foles, qe kane djegur e perdhosur flamurin kombetar dhe simbolet shteterore te Republikes se Shqiperise. Qe kane kryer veprimtari kriminale ne dem te interesave kombetare dhe shteterore te Shqiperise.

Pastaj paneli i emisionit, nen tingujt dehes te kengetarit te njohur grek, Andonis Remos, i ka kerkuar Vangjelit, qe te ngreje zerin ne BE, kunder Republikes se Shqiperise dhe shqiptareve, sepse ata po shkelin dhe dhunojne te drejtat e minoritetit grek.

Qirje Vangjeli, nese nje shtetas grek me kombesi shqiptare, do te kishte bere ne nje televizion kombetar grek, kete qe bere ti ne televizionin me te madh kombetar shqiptar, jo vetem qe do ta kishin perzene prej leckash, por do ti kishin vene flaken studios se emisionit.

Por meqe jemi ne Shqiperi, ne ate vendin, qe ti ankohesh se te shkelin te drejtat dhe lirite themelore, ti ben çfare te do kokrra e qejfit, ne fashen orare televizive me te ndjekur dhe nuk te hyn gjemb ne kembe.

Si emigrant, per disa vite ne Greqi, ne fillimin e viteve ‘90-te, e kam provuar mbi kurriz, çfare do te thote, te te shkelin lirite dhe te drejtat me minimale njerezore, policia dhe ushtria greke.

Se si, na kerkonin me insistim, qe ne kembim te nje pune per te mbajtur frymen gjalle, te nderronim emrin, mundesisht dhe besimin fetar.

Por edhe pse isha nje adoleshent, qe kisha kaluar kufirin duke marrshuar per dite te tera me kembe, maleve te Greqise, nuk i kam harruar kurre greket, qe me strehuan dhe me moren ne pune.

Ende vazhdoj te ruaj miqesine, me ustain tim, Vasilin, gruan e tij, Nikoleta, femijet e tyre, dhe i vizitoj e interesohem per ta, sa here me jepet mundesia.

Akoma vazhdoj te degjoj, kur jam i ngeshem, kenge fantastike nga Dhimitris Mitropanos apo Vasilis Karras.

Shikoj sa here me jepet mundesia, derbin e Athines, Olimpiakos-Panathinaikos, apo derbin e Greqise, PAOK-Olympiakos. Kam qene ne dhjetera koncerte me kengetare greke. Njoh me mijera shqiptare, qe degjojne, kendojne apo kercejne muzike greke.

Por nuk njoh asnje grek, qe degjon, e jo me te kendoje muzike shqiptare.

Sinqerisht, nuk me shqeteson fare fakti, qe reklamoni kulturen dhe historine greke, jo ate shqiptare.

Qe admironi dhe shijoni, muziken greke, para asaj shqiptare.

Qe keni zgjedhur te jeni greke dhe te ndiheni te tille, edhe pse keni lindur ne Shqiperi dhe flisni shqip.

Qe akuzoni qeverite dhe politiken shqiptare, si te shitur te Turqia, kur ne e dime shume mire, se me pare jane shitur dhe i ka blere, Greqia.

Kjo eshte zgjedhja juaj dhe keni gjithe te drejten e zotit, te beni kete zgjedhje.

Por mos i akuzoni dhe fajësoni, Shqiperine dhe shqiptaret, per ate qe nuk e kane. Nese nje shqiptar do te guxoj te bej ne Greqi, te njejten gje, qe bejne shpesh ne Republiken e Shqiperise, minoritaret, apo shqiptaret greqisht-foles, per nje pension mujor prej 300 eurosh, …fundi do te ishte tragjik.

Prandaj, ndersa degjoja tek flisje shqip, ne mendje nga greqishtja, me erdhen vetem keto fjale;

“Ο Θεός να μας σώσει, κυρίως Vangjelis”

(Zoti na ruajt, zoti Vangjeli)

Next Post
‘Ju pret një trashëgimi e madhe’/ Meri paralajmëron këtë shenjë në horoskop

‘Ju pret një trashëgimi e madhe’/ Meri paralajmëron këtë shenjë në horoskop

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In