Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në periferi të Tiranës është zbuluar një parcelë, duke vënë në pranga një person.
Efektivët e komisariatit Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bërzhita”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë P. S., 58 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Ibë e poshtme, janë gjetur fidanë të mbjellë, të dyshuar si kanabis sativa.
Ndërkohë në afërsi të tyre është konstatuar shtetasi P. S., i cili ka tentuar të largohet, por është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që u procedua penalisht edhe kryeplaku i fshatit Ibë e poshtme.
g.kosovari