Shpallet në kërkim një tjetër person për vrasjen e Hekuran Billës në datë 11 qershor te Komuna e Parisit. Pas arrestimit të Viktor Markut dje në Mal të Zi, që më pas iu dorëzua policisë shqiptare dhe nipit të tij dy ditë më parë, është shpallur në kërkim një person i tretë.
Ai është identifikuar. Bëhet fjalë për shoferin që ka ndihmuar Viktor Markun që të largohet nga vendi i ngjarjes te Komuna e Parisit, pas momentit, që sipas policisë qëlloi për vdekje Hekuran Billën. Më pas shoferi ka djegur makinën në Pezë dhe u zhdukën me një tjetër makinë.
Ndërkohë që pas arrestimit Viktor Marku nuk ka bërë asnjë deklaratë. Report Tv mëson se Marku ka thënë se do të mbrohet me avokat dhe do të flasë në një moment të dytë. Nga rindërtimi i ngjarjes Viktor Marku ka qëlluar mbi Hekuran Billën duke i dalë përpara makinës pasi i kanë bllokuar rrugën me dy makina.
Ndërsa nipi i tij Sebastian Mali në dëshminë e dhënë, para grupit hetimor që mohoi akuzat. Përpara grupit hetimor ai deklaroi se ka qenë duke kaluar në zonë, te Komuna e Parisit për qejf dhe jo për të marrë pjesë në atentatin ndaj 40-vjeçarit.
Viktor Marku akuzohet se ishte ai që qëlloi për vdekje 40-vjeçarin duke marrë hakun për vrasjen e të vëllait, Prel Marku në 2006 në Angli nga Hekuran Billa. Ndërsa nipi i tij, Sebastian Mali akuzohet se mori pjesë në atentat duke sinjalizuar dajën për të qëlluar mbi Billën pasi futet në kryqëzim dhe drejtohet për te qendra tregtare.
g.kosovari