Dashi
Fakti që partneri/partnerja juaj mund të mos ju ketë marrë ne telefon sot, nuk do të thotë se nuk është kujtuar për ju. Ndoshta po pret që ta bëni ju lëvizjen e parë. Kohët e fundit mund të mos keni qenë shumë aktiv në jetën tuaj shoqërore, por duhet të shihni anën pozitive të kësaj, p.sh të organizoni disa punë të lëna pas.
Demi
Fillimet e reja jo gjithnjë ecin ashtu sikurse ju dëshironi. Patjetër që mund të hasni vështirësi. Mos hiqni dorë dhe veproni sa më shpejt të jetë e mundur për të pasur rezultatet e dëshiruara. Së shpejti, çdo gjë do të jetë në vendin e duhur.
Binjakët
Do të jeni me fat sot në aspektin profesional. Mund t’ju realizohet diçka që e prisnit prej kohësh. Bëhuni gati për disa anulime të minutës së fundit.
Gaforrja
Heshtja nuk do t’ju çojë askund sot. Ndaj, nëse po përdorni këtë taktikë, rekomandohet ta ndryshoni atë. Mund të jetë e vështirë të nisni një bisedë me një person të rëndësishëm në jetën tuaj sot, por më pas do e keni mjaft të lehtë për ta vijuar.
Luani
Nëse jeta juaj po ecën sërish me ritme të shpejta, përkushtojini pak kohë edhe kulturës. Muzika afrikane, kuzhina ekzotike dhe filmat e huaj do t’jua ndryshojnë rutinën e përditshme. Gjithashtu, do t’ju japin edhe disa ide mjaft interesante.
Virgjëresha
Beqarët e kësaj shenje mund të tërhiqen nga dikush shumë i kundërt prej tyre. Ka gjasa që edhe të merrni të njëjtin reagim prej tij/saj. Ndiqni intuitën tuaj, nëse jeni të gatshëm të nisni një marrëdhënie me të.
Akrepi
Sjellja e dikujt që sapo keni njohur mund t’ju acarojë. Ka ardhur momenti t’i tregoni vendin e duhur. Mos u ndjeni të pasigurt në vendimet tuaja, por ecni përpara.
Shigjetari
Teksa dëshironi të punoni pa shqetësime si çdo ditë, mendja juaj do të jetë diku tjetër sot. Do ta keni të vështirë të përqendroheni. Partneri/partnerja juaj mund të ndaj me ju një problem që e shqetëson prej kohësh.
Bricjapi
Nuk përjashtohet mundësia që të filloni të keni ndenja dashurie për një mikun/miken tuaj. Megjithatë nuk do të jeni të sigurt përfundimisht për ndjenjat tuaja. Tregohuni më të vëmendshëm në aspektin profesional.
Ujori
Mund të mendoni se ju gjykojnë për personat me të cilët shoqëroheni më shumti, por kjo mund të mos jetë e vërtetë. Mund të jetë thjesht mendimi juaj. Sa i përket gjendjes financiare, parashikohen probleme.
Peshqit
Disa persona të kësaj shenje do të kenë një dëshirë të fortë të qëndrojnë fizikisht pranë personit që dashurojnë, duke marrë parasysh që disa probleme ju kanë mbajtur larg njëri-tjetrit kohët e fundit. Por mund të mos jetë e njëjta gjë për partnerin/partneren tuaj. Megjithatë, ka gjasa që ky të jetë një ndryshim momental i sjelljes së tij/saj.