Një biznesmeni iu vu një gjobë prej 10 mijë euro, ndërkohë që në momentin e dorëzimit të parave, pas njoftimit të policisë, i dyshuari hapi zjarr.
Feruzan Shehu kishte kërcënuar me mesazhin “Më sill 10 mijë euro ose do të vras”, biznesmenin Gëzim Balla.
Pasditen e së premtes, biznesmeni është paraqitur në ambientet e komisariatit të policisë Bulqizë dhe ka bërë kallëzim, i cili ka deklaruar se është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas.
Nga hetimet intensive policia identifikoi të dyshuarin Feruzan Shehu, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar Gëzim Ballën.
Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej.
Por Shehu, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.
Nga një fond i Bashkisë Bulqizë, biznesmeni ka fituar një tender prej 380 milionë lekësh për ndërtimin e një rruge në Bulqizë.
g.kosovari