Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja, të panjohura më parë për vrasjen e Hekuran Billës. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala ka treguar se e kishte takuar edhe më parë Billën, duke shtuar se reperi i njohur “Noizy” e ka ndihmuar për të dalë nga burgu.
Madje ajo ka shtuar se ai ka marrë pjesë edhe në varrimin e tij bashkë me personazhe të njohur të botës së krimit, por nuk ka përmendur emra të këtyre të fundit.
“Unë e kam takuar personalisht në burgun e Fushë Krujës. Në burg e thërrisnin Lani. Debati ka nisur në Londër për parkingjet. Fillimisht me viktimën janë rrahur dhe më pas ka marrë armën dhe ka marrë Prel Markun. Gjithashtu një tjetër u plagos dhe edhe sot ecën me vështirësi. Noizy e ktakonte në burgun e Fushë Krujës, e ka ndihmuar për të dalë nga burgu. Janë investuar. Madje ka qënë në varrimin e tij bashkë me emra problematikë të botës së krimit,”-tha ajo.
g.kosovari