Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran, ku babai ka vrarë vajzën e tij 22-vjeçare.
Reyhaneh Ameri, u sulmua me një levë hekuri, pasi sipas raportimeve erdhi vonë në shtëpi.
Mediat vendase thanë se ajo kishte mbijetuar për 24 orë pas sulmit, por kishte ndërruar jetë nga humbja e gjakut.
Viktima e fundit tragjike Reyhaneh, besohet se ishte kthyer në shtëpi rreth orës 11.30 të darkës të dielën, kur babai i saj i tërbuar kreu sulmin e dhunshëm.
Ngjarja tronditëse vjen disa ditë pasi 19-vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri i saj i refuzuar, dhe rreth një muaj pasi 14-vjeçarja Romina Ashrafi u vra për çështje morali po nga babai i saj.
Kreu i policisë së Kerman, provinca iraniane ku ndodhi vrasja, tha se babai i Reyaneh e goditi atë në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Pas kapjes nga policia babai pranoi vrasjen dhe shoqëroi oficerët në vendi ku kishte hedhur trupin e saj.
/e.rr