Ka zgjatur gati dy orë mbledhja e Këshillit Politik për diskutimin e pikave të dakordsisë së 5 qershorit, për Reformën Zgjedhore.
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri garantoi opozitën jashtë parlamentare se mazhoranca do të mbështesë kandidaturat për anëtarë të KQZ të propozuara prej saj.
”Gjëja e parë që dua ta përshëndes është që PD po vin tek skema brenda Kuvendit. Por me propozimet e saj, si formulë e ngjashme me organet e drejtësisë nuk është e tillë, pasi komisionet janë prap përfaqësues politikë. Deputetët e Kuvendit duhet të jenë të përfaqësuar në këtë panel përzgjedhës. Skema e KQZ-së e përzgjedhësve më parë nuk ka funksionuar keq. Dua ta deklaroj publikisht që mazhoranca ekspertët apo ëprfaqësuesit që do të konkurrojnë për anëtarë të KQZ, këta përfaqësues të denjë do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse kanë dhe mbështetjen e opozitës.
Brenda skemës së komplikuar mund të ketë zgjidhje. I kërkuam që opozita të reflektojë pasi nuk mund të përjashtosh pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces. Jam i bindur që kjo formulë do të zgjidhet si dispozitë e përkohshme për zgjedhjen e përfaqësuesve të KQZ. Opozita shqiptare do i garantohet që përfaqësuesit që mbështeten prej saj do garantohen nga mazhoranca me votë. Kjo do jetë dispozitë tranzitore pasi këto organe synohet të kenë jetëgjatësi me 84 vota. Dhe më pas që konsensusi do jetë i domosdoshëm. Kjo çështje për më vonë është e superuar.”- tha Gjiknuri.
/e.rr