Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Lajmi bëhet i ditur në një mesazh nga ambasada italiane, ku thuhet se në fokus të diskutimit ka qenë lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, pati sot një takim me Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja të cilin e siguroi për mbështetjen e Italisë në punën personale të Prokurorit dhe të të gjithë kolegëve: “lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë thelbësore për Shqipërinë dhe shtetasit e saj në rrugëtimin drejt integrimit evropian”. 🇮🇹 🇦🇱”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
/e.rr
Edi Rama thot se ska krim