Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 182 raste të tjera të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus në vend është rritur në 4.664, transmeton Anadolu Agency.
Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 6 vdekje, duke e çuar në 216 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus.
Instituti i Shëndetit Publik po ashtu ka regjistruar 33 pacientë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 1.836.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 2.612.
Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka kryer 1.348 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 47.793 teste.
/e.rr