Deputeti Halit Valteri ka ngritur sot disa shqetësime gjatë intepelancës me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Në fjalën e tij Valteri tha se në interpelancë ishte për lotët e babait të Andi Malokut, i cili kërkon drejtësi nga ju.
“Lidhja me krimin është e vetmja përgjigje që japim. Krimi frikëson, por nuk ju mjafton as Roshi dhe as bandat e Damian nga veriu në jug. Po le të futemi në temë. Ju kujtoj atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, dhe unë këtu jam për lotët e atij babait që erdhi me takoi e kërkon nga ju zbardhjen e vrasjes.
A keni pasur informacione ju për këtë ngjarje, që do të kishte një përplasje mes bandave në Durrës. Se policia punon me informacione”, tha Valteri.