Altuna Sejdiu, e njohur ndryshe me emrin artistik Tuna, njihet për edhe si një nga këngëtaret shqiptare më seksi të viteve të fundit.
Ajo nuk heziton të ekspozojë linjat e saj trupore, çka e vë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
E njohur me vargjet e një kënge, “Zogu ma i mirë”, Tuna nuk ka humbur aspak nga shkëlqimi i saj, edhe pse vitet kalojnë. Format e saj bombastike trupore, ajo vazhdon t’i ekspozoj në rrjetet sociale.
Në mesazhin e saj krahas pozave të fundit, duke mos dhënë adresë se ku ndodhet, veçse pas saj vërehet një panoramë mbresëlënëse, në anglisht Tuna ka shkruar se javët e kaluara kanë qenë të mbushura me takime dhe me çështje pune.
Prandaj, thotë ajo, ka pasur nevojë për një ditë të plotë që t’i përkasë qetësisë së saj, duke shtuar se sekreti për të mbajtur trupin në formë është, se bën vazhdimisht edhe “yoga”.