Personi i cili u përplas nga makina e policisë teksa udhëtonte me motor në Elbasan, ka gjetur vdekjen.
Duke dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen, policia bën me dije se në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit, Kadri Myrteza, 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, teksa ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e rastit.
Paraprakisht u tha se ishte makina e policisë ajo që i prerë rrugën motorit, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes, pavarësisht manovrave të 65-vjeçarit.
/a.r