Tani kalendari i Champions League dhe Europa League është zyrtar.
Siç ishte folur edhe më parë, sfidat e Champions League do të luhen të gjitha në Lisbonë. Përballjet e mbetura në 1/8 e turneut Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Bayern Mynih-Chelsea dhe Manchester City- Real Madrid, të luhen më 7 dhe 8 gusht. Me plotësimin e fazës çerekfinale është parashikuar një format “final eight”, ku skuadrat do të luajnë me eliminim direkt.
Në këtë mënyrë do të mbyllen edhe gjysmëfinalet. Finalja e madhe që do të japë edhe trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube do të luhet më 23 gusht. Ndërkohë, për të mbyllur edicionin e Ligës së Europës, UEFA ka zgjedhur që Gjermania të jetë vendi pritës i të gjitha sfidave. Edhe ky trune do të finalizohet me eliminim direkt, teksa Duisburg, Gelsenkirchen, Dusseldorf dhe Koln janë katër qytetet e përcaktuar për të pritur përballjet e mbetura.
Po ashtu, UEFA ka vendosur që finalja e Superkupës së Europës të zhvillohet në Budapest.
/e.rr