Dy vajza të reja kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re.
Një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari