Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka rritur kontrollet dhe monitorime në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1321 inspektime. Tashmë ISHSH nuk paralajmëron më subjektet për masat që duhet të ndërmarrin e ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë pezulluar 8 shërbime dhe është vendosur gjobë në vlerën 100 000 për një subjekt.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 67 mijë inspektime për masat ndaj COVID-19 dhe janë marrë mbi 250 masa administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.
MSHMS kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjienës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë. Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj.
/e.rr