Karabinierët në Itali kanë zhvilluar sot një operacion të titulluar “Pineta bianca”, duke arrestuar gjithsej 6 persona, njëri u la në “arrest shtëpie”, ndërsa një shqiptar u shpall në kërkim policor.
Të arrestuarit shqiptarë janë: Besnik Dini, 38 vjeç, rezident në Frosinone, Françesko Gjergji (24, banues në Frosinone), Altin Prendi (32 vjeç, ishte ndërkohë në burgun e Cassinos për një tjetër krim), Rafaelo Gjoka (27, banues në Frosinone) dhe Dik Tafa (23 vjeç, Frosinone).
Në arrest shtëpie është Arbër Tafa, 30 vjeç, gjithashtu rezident në Frosinone, ndërsa shqiptari në kërkim është Jetmir Dini. Operacioni nisi sot në orët e para të mëngjesit nga karabinierët e kompanisë së Frosinones që ka zbatuar urdhrat e Gjykatës së Romës.
/e.rr