Më shumë se 7 794 930 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave 3 513 400 janë konsideruar sot si të shëruar.
Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.
SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 115 436 vdekje për 2 074 526 raste. Të paktën 556 606 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 42 720 të vdekur për 850 514 rast, Britania e Madhe me 41 662 të vdekur për 294 375 raste, Italia me 34 301 të vdekur për 236 514 raste dhe Franca me 29 398 të vdekur për 193 616 raste.
Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 132 raste, 57 raste të reja të shtunën dhe të dielën, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 369 të shëruar.
Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 187 550 të vdekur për 2 393 826 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 123 533 të vdekur për 2 172 934 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 78 293 të vdekur për 1 614 810 raste, Azia 22 824 të vdekur për 822 639 raste, Lindja e Mesme 11 591 të vdekur për 548 026 raste, Afrika 6 301 të vdekur për 233 992 raste dhe Oqeania 131 të vdekur për 8 710 raste.
/a.r