Ministrja e Arsimit, Besa Shahini iu është drejtuar maturantëve që po protestojnë dhe kanë ankesa për provimin e fundit të Gjuhë- Letërsisë se ato nuk i penalizojnë.
Sipas saj asnjë provim kombëtar nuk i penalizon por gjithsesi QSHA dhe Komiteti i Maturës kanë adresuar të gjitha shqetësimet ndërkohë nga ana tjetër do të zhvillohet një debat se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve.
Sa i përket protestës, Shahini thotë se është e stërpolitizuar sepse aty ka parë të rinj në universitete pjesë të strukturave si dhe një burrë që shante dhe ofendonte.