Gjatë një bashkëbisedimi me fansat e saj në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta e saj. Pyetjet e fansave ishin nga më pikantet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa: “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.
“Je bërë dru me mall?”, ishte një nga pyetjet dhe ish-banorja e “Big Brother” e ka pranuar. Gjithashtu, Françeska Jaçe i është përgjigjur me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?”
Ndërsa pyetjes: “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ajo i është përgjigjur me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë. Ndër të tjera, ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe po flirtonte me një personazh të njohur publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij.
Sipas komentuesve, flirti tashmë ka evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska mund të ketë krijuar një lidhje që i kalon caqet e një flirti. Ajo nuk ka preferuar të flasë hapur, ndërkohë që ka publikuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram”, foto ku shfaqej topless buzë një pishine.
Françeska i ka lënë shumë pak vend imagjinatës teksa është shfaqur seksi, duke nxjerrë në pah edhe të pasmet. Nuk është hera e parë që modelja pozon me foto të zhveshura, duke marrë një lumë komentesh.
Natyrshëm lind pyetja: A është prekur buxheti i Françeskës nga pandemia dhe si e ka gjendjen me paratë, pasi biznesi i saj lidhet me turizmin dhe fluturimet. Ndërkohë që ky lloj biznesi është pezulluar, Françeska ka zbuluar edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”.
Teksa ka publikuar një meme përmes disa fotove ilustruese, ajo tregoi se si sillet një Bricjap (shenja e saj e horoskopit) kur mbetet pa para dhe llogaria bankare e saj mbetet bosh.
“Llogaria ime bankare bosh”, shkruante Françeska. Gjithsesi, ajo nuk e kaloi keq karantinën, pasi publikoi disa foto në “Instastory”, ku shihej teksa shijonte shampanjë dhe cigare nën rrezet e diellit në Durrës. Në momentin që ajo bën video-selfie, pa dyshim nuk harron të tregojë edhe format duke ngacmuar imagjinatën e shumë fansave. Françeska Jaçe, një nga modelet më të komentuara të showbizz-it, ishte e ftuar dje në “E diell”.
Gjatë intervistës me gazetarët e emisionit, Françeska zbuloi shumë të pathëna. Në studion e Rudina Magjistarit, ajo iu përgjigj pyetjeve për ndërhyrjet që ka bërë, ndërsa në “E diell” foli për pretendimet që ka për parnterin. Pyetjes se si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm, me apo pa lekë, ajo iu përgjigj:” Po tani, edhe pa lekë për ça e do”.
Vajza nga Vlora u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”. Më vonë u komentua për shumë skandale e sherre, siç ishte edhe ai me Kejvina Kthellën, të cilën e akuzoi se i kishte vjedhur një çantë firmato.
/Panoramaplus.al