Leo Messit i mungon vetëm diçka: fitimi i Botërorit me Argjentinën. Ylli i Barcelonës nuk është dorëzuar dhe ka shansin e fundit në Katar 2022. Legjenda e futbollit bullgar, Hristo Stoichkov, i cili në vitin 1994 fitoi “Topin e Artë” ka deklaruar se është gati ta dorëzojë atë për të parë “pleshtin” duke ngritur Kupën e Botës.
“Do të isha gati të jepja ‘Topin e Artë’ që fitova pas Botërorit 1994, për të parë Leo Messin kampion bote. Nuk dua ta shoh që të vuajë për faktin që nuk ia ka dalë të fitojë një Botëror. Messi është një legjendë. Atë që po bën me Barcelonën nuk do e përsërisë askush.
Nuk besoj se do të shohim sërish një futbollist të tillë. Më ka befasuar prej herës së parë që e pashë, 12-13 vite më parë. Ai vazhdon të më befasojë edhe sot. Kjo nuk vlen vetëm për aspektin futbollistik, por edhe për njeriun që është. Leo i ndihmon gjithmonë ata që kanë nevojë“, deklaron Stoichkov.
/e.rr