Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar sot marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore, ndërsa theksoi se ajo ishte një nga 15 kushtet e vendosura për integrimin në BE.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Tabaku tha se që nga koha kur vendi drejtohet nga PS-ja, Kodi Zgjedhor nuk ka pasur asnjë përmbushje të rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it.
Ndër të tjera, Tabaku u pyet për ditëlindjen e PS-së dhe për faktin nëse kishte një urim për partinë rivale.
“Partia Socialiste ka pasur datën e ndërrimit të emrit. Ditëlindjen e ka pasur në datën 8 nëntor. Unë shpresoj shumë që të heqin nga vetja ato që i kanë marrë dhe i kanë grabitur me sektin e Rilindjes dhe të rikthehen si partitë e tjera. Do të jetë një opozitë e gjatë dhe e vështirë për PS-në mbas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por kundërshtari vlerësohet për atë që është”,- tha në mbyllje të intervistës së saj Tabaku.
/e.rr