Këtë të shtunë janë regjistruar 2 raste të reja me COVID-19 në Lezhë.
Këta 2 persona kanë qenë pjesëmarë në një event familjar në Pukë nga ku dyshohet se janë infektuar.
Kujtojme se Lezha ishte qark me vetem 1 pacient aktiv me koronavirus vetem ne dite me pare.
Edhe në qytetin e Pukës janë konfirmuar 2 rate të reja duke e çuar numrin aktiv të të infektuarve në 10.
Kruja ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 8 raste të reja. Rastet e reja janë persona kontakti të të infektuarve të mëparshëm.
Me lehtësimin e masave, Kruja u rikthye në mesin e qyteteve më të infektuara në Shqipëri. Vatra më e madhe në këtë qytet kanë qenë në fasoneri.
Ndërkohë që autoritetet shëndetësore vijojnë hetimet epidemiologjike dhe presin përgjigje të tjera gjatë orëve në vijim.
g.kosovari