Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko kujton në ditën e Çlirimit të Kosovës, kohën kur ishte kryeministër i Shqipërisë dhe rëndësinë e kësaj date. Teksa publikon një foto me Havier Solanën, ai shkruan se për herë të parë në historinë kombëtare, Perëndimi u bë bashkë në krah të shqiptarëve.
Sa i përkeq qëndrimit të Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, Majko shkruna se kjo luftë pati heronjtë që ranë për lirinë kombëtare, ne të tjerët, bëmë vec detyrën
POSTIMI I MAJKOS
12 Qershori shënon clirimin e Kosovës. Për herë të parë në historinë kombëtare, Perëndimi u bë bashkë në krah të shqiptarëve. Së bashku me të, fituam një Luftë të Kosovës që u konsiderua “më e rëndësishmja pas Luftës së Dytë Botërore”.
Kjo Luftë pati heronjtë që ranë për lirinë kombëtare. Ne të tjerët, bëmë vec detyrën.
(Në foto me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solanën).
/e.rr