Në 10 ditë janë kryer 7 mijë kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin për respektimin e masave anticovid. Kontrollet janë kryer nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ku pjesë e monitorimit kanë qenë një grup i madh subjektesh.
ISHSH vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për ndërgjegjësim qytetarëve, të jenë edhe më të kujdesshëm për shëndetin e tyre dhe afërmve të tyre për t’u mbrojtur ndaj COVID-19.
“Qytetarët të nisin zbatimin e masave të distancimit sociale, higjienës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu institucionet dhe bizneset të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë”, njihet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
/e.rr