Maturantët janë mbledhur në protestë ditën e sotme para ministrisë së Arsimit, kundër testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë.
Ata kanë kërkuar përsëritje të provimit, duke e cilësuar testin si të pazgjidhshëm.
Maturantët pretendojnë se janë penalizuar për shkak të pyetjeve jashtë programit.
Të rinjtë u ulën në rrugë, duke bllokuar edhe bllokimin e mjeteve. Madje disa prej tyre kanë qëlluar me vezë muret e Ministrisë së Arsimit. Ata kanë kërkuar takim me ministren Besa Shahini. Deri më tani nga ana e ministrisë nuk ka asnjë reagim.
/a.r