Janë publikuar fotot e para të momentit kur i bëhet atentat 40-vjeçarit Hekuran Billa, në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë.
40-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e kaluar, ndërsa LSA ka shkrepur fotot e rënda, që tregojnë momentin kur viktima nxirret nga mjeti nga policia.
Siç shihet, Billa është me kufje në vesh dhe njolla gjaku në kokë, në momentin kur sapo është qëlluar.
Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.