Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar 21 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, duke thënë se ajo ditë kurrë nuk do të ikë nga kujtesa jonë kombëtare.
Rama përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 21 vjet ikën shumë shpejt, por të cilat nuk do të harrohen kurrë.
“21 vjet që ikën shumë shpejt nga një ditë e bekuar që kurrë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare. Kosova e Lirë. Lavdi Dëshmorëve dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.
g.kosovari