Ditën e sotme dhe të nesërme mbahet pelegrinazhi i përvitshëm në kishën e Laçit.
Ndërkohë policia e Lezhës ka marrë masa për shkak të gjendjes së pandemisë, për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.
Konkretisht policia njofton se nga ora 08:00 datë 12.06.2020 – ora 24:00 datë 13.06.2020 do të kufizohen disa segmente rrugore në lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë:
“Nga kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga kryqëzimi i gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”
Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe Policia.
Po ashtu, nga kryqëzimi i gjimnazit deri te kryqëzimi i varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
Nga mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë, pasi bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit rrugor.
Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.
g.kosovari