Autorët që ekzektuan biznesmenin Hekuran Billa kanë menduar gjithçka me detaje, me qëllimin që të mos linin asnjë gjurmë.
Makina tip “Benz” , e cila u përdor gjatë atentatit është vjedhur në Kukës, ndërsa targat i përkasin një mjeti tip “Renault”. Këto targa i janë vjedhur mjetit “Renault” që rezulton i regjistruar në Lezhë.
Pas atentetit autorët i vunë flakën makinës në Pezë e Vogël. Ndërkohë mësohet se kamerat e sigurisë së bizneseve përreth kanë kapur autorët gjatë momentit të atentatit.
Mësohet se autorët e kanë gjurmuar për të mesuar lëvizjet e 40-vjeçarit. Ata e kanë pritur sa është ngritur nga lokali në zonë dhe ka lëvizur me mjet dhe më pas kanë qëlluar me breshëri.
Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja. Ndërkohë, arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që përdor Garda, dhe është çuar në laborator. Kjo armë nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.
g.kosovari