Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit, Hekuran Billa, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Autori qëlloi me një armë tip MP 5 me silenciator në drejtim të 40-vjeçarit, teksa ky i fundit ishte duken ecur me makinën e tij “BMW X6”.
Fillimisht u dyshua se ishte një aksident, pasi nuk u dëgjuan të shtënat e armës, por ngjarja ishte një atentat. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Billa ka marrë plumba në kokë dhe trup.
Dyshohet se autori i cili kishte një kapele në kokë, pasi kreu atentatin u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë tip Benz, e cila u gjet e djegur pak minuta më vonë në Pezë të Vogël.
Ai ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një shqiptari në Angli por kishte dalë nga burgu një vit më parë.
Pista kryesore e ngjarjes është ajo e vrasjes për hakmarrje.
Rreth mesnatës, trupi i pajetë i 40 vjeçarit Hekuran Billa është nxjerrë me ambulancë nga makina e tij.
Autorët i kanë zënë pritë menjëherë sapo ka dalë nga parkingu dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke mos i dhënë mundësi të mbijetonte.
“Panorama” ka siguruar foto të trupit të viktimës i vrarë brenda mjetit.