Duket se pandemia e Covid-19 është duke përparuar në kontinentin e Afrikës.
Sipas Drejtorja rajonale për Afrikën të OBSH-së, Matshidiso Moeti Covid-19 po përhapet përtej kryeqyteteve dhe se mungesa e testeve, dhe e furnizimeve po i pengon përgjigjet ndaj tij.
Afrika ka qenë kontinenti më pak i prekur nga Covid-19, ndërsa Afrika e Jugut ka më shumë se një të katërtën e rasteve të raportuara dhe po përjeton rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave në provincat e Kepit Lindor dhe Kepit Perëndimor, tha Moeti në një konferencë në selinë e OBSH-së në Gjenevë.
Ajo që është shqetësuese është fakti se Kepi Perëndimor po i ngjason shpërthimeve të fundit në Evropë dhe në SHBA.
Moeti tha se Afrika, në total, ka rreth 200,000 raste të të infektuarve dhe 5,000 vdekje. “Edhe pse këto raste në Afrikë përbëjnë më pak se 3% të totalit global, është e qartë se pandemia është duke marrë hov”, tha ajo.
g.kosovari