Në 24 orët e fundit, në Itali kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 379 pacientë të rinj.
Në krahasim me ditët e kaluara ulet numri i viktimave, me 53 në të gjitha spitalet.
Numri i përgjithshëm i viktimave deri më sot ka arritur në 31 mijë e 167, ndërsa të infektuarit në 236 mijë e 142.
171 mijë e 338 pacientë e kanë fituar betejën me virusin. Pacientë aktivë me Covid në Itali janë aktualisht 30 mijë e 637.
Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 4 mijë e 320.
/a.r