Një djalë i ri në Mallakastër ka terrorizuar me armë zjarri, banorët e fshatit Gorishovë.
Në mes të natës, teksa ora shënonte rreth 01:00 të së enjtes, është marrë njoftim se në fshatin Gorishovë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë, në fshat kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, Drini Avdulaj, 30 vjeç, banues në Gorishovë.
I riu dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur ka qëlluar me breshëri të shtënash, duke krijuar shqetësim tek banorët.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov, të cilën 30-vjeçari e kishte fshehur në pyll.
Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit.