Nuk është super teknologjike ose me pamje futuriste, por është e thjeshtë, e lirë dhe me sa duket e efektshme: Filialja e brendshme e avionëve britanikë, kompania “RAS Completions” thotë se mburoja e saj e re e mbrojtjes personale, mund të ndihmojë në mbrojtjen e fluturave nga Covid-19.
Mburoja, thotë RAS, është projektuar të instalohet midis sediljeve dhe nuk përfshin heqjen e sediljes së mesme. Dritarja e Mbrojtjes Personale, siç quhet paisja, aktualisht po kërkon miratim nga Agjensia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) dhe kompania thotë se do të jetë e gatshme për klientët e linjës ajrore britanike brenda dy javëve të ardhshme.
Siç shihet, mburojat janë krijuar për të mbrojtur pasagjerët nga rreziku i transmetimit të pikave dhe janë bërë nga polikarbonat transparent.