Sot do të zhvillohet seanca e rradhës gjyqësore për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Të dy janë paraqitur në Gjykatën Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar.
Kjo është seanca e shtatë gjyqësore që zhvillohet ndaj tyre, pasi seancat më parë janë shtyrë.
Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Për Tahirin dënimi u konvertuar ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa për Jaeld Çelën dënimi me 5 vite burg.
g.kosovari