Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të veshur me kostum sportiv dhe me kapuç në kokë, duke lënë pakon me eksploziv, pranë lokalit ku ndodhi shpërthimi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Lidhur me atorin e vendosjes së lëndës plasëse pranë lokalit “Jujo”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03.30 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në lokalin në pronësi të shtetasit Arben Koçollari, në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”, ku ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
g.kosovari