Nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arjan Leskaj, tha sot se është pro amnistisë fiskale, nëse ajo bëhet me disa rregulla strikte.
I ftuar në një studio televizive, ai tha se kjo amnisti fiskale e do të çlirojë disa kapitale.
“Ne në përgjithësi jemi pro amnistisë fiskale, se mendojmë se do të çlirojë disa kapitale por të bëhet me rregulla strikte. Duhet të ndahet mirë pjesa e parasë së pistë, kush ka punuar në administratë duhet të përjashtohet patjetër nga ky lloj subjekti. Zvicra e ka bërë disa herë, e fundit më 2010″, tha ai.
Leskaj tha se “përderisa vende më të zhvilluara se ne, e kanë bërë në periudha të caktuara kohe, nuk ka pse të kemi frikë t’i bëjmë këto lëvizje”.
“Po të shikojmë historikun e këtyre vendeve e ka bërë Zvicra 4 herë, për herë të fundit në 2010. E ka bërë Gjermania në 2004”, tha ai.
Ndërkohë, Leskaj tha se ndërtimi është sektori që mund të kontrollohet lehtë në çdo moment.
/a.r
per cfare duhen me shume kapitale ndertuesve
a nuk kane betonizuar mjaftueshem