Nënkryetari i PD, Edi Paloka, sulmon kryeminitrin Edi Rama, teksa shkruan në “facebook” se po iu ofron shqiptarëve vetëm teatër.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit pas takimit me opozitën parlamentare, Paloka deklaron se skena që u shfaq nga Kryesia e Kuvendit është vetëm një pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër.
“Për mëngjes teatër kukullash, për drekë dramë, për darkë komedi. Teatër dhe vetëm teatër. Kaq mund t’u ofrojë Edi Rama shqiptarëve për të bërë që të duken si të pavarur ata që i fut nga njëri xhep dhe i nxjerr nga tjetri.
Skena që patë nga kryesia e Kuvendit, ku dikush bën si zemërthyer për sistemin dhe dikush tjetër si dashnor i zgjedhjeve të lira, është vetëm një pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër. Ata janë të gjithë në një thes dhe i vetmi mision që kanë është të mbajnë në këmbë parlamentin e kalbur nga votat e blera me drogën e Niçes dhe korrupsionin e Edvinit”, shkruan Paloka.
Kujtojmë se Paloka premtoi se do dilte nga politika nëse mbaheshin zgjedhjet e 30 Qershorit, pa opozitën dhe me Ramën kryeministër:
He re Paloke? Qe je i vetmi qe nuk fitove si deputet ne 2005. Ta rrasi thelle Shpetim Idrizi dhe perfundove drejtor ATSH-je… Kur do kemi fatin te na zhdukesh prap nga syte?