Deputeti Halit Valteri ka paralajmëruar grevë urie dhe bllokim Kuvendi ditën që do të votohet marrëveshja për “Reformën Zgjedhore” e arritur në Këshillin Politik.
“Të gjithë ata që e duan ndryshimin e këtij sistemi, grupi ynë demokrat dhe tre grupet e opozitës, nuk po them ata 6 të pavarurit që kanë dalë, por po them që ditën që do të votohet kjo marrëveshje e shkruar në anglisht, do të futemi në greve urie dhe nuk do ta lejojmë që ta votojnë, do të bllokohet parlamenti”, tha Valteri në emisionin “Arena”.
Kujtojmë që pasditen e sotme krerët e opozitës parlamentare patën një takim me kryeministrin Rama, por pa sukses. Ndërkohë që Partisë Socialiste i duhen 84 vota për të kaluar marrëveshjen e arritur në Kuvend, e deri më tani kanë vetëm 77.
/e.rr