Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku thekson se është impresionuar nga ndryshimet rrënjësore të mjediseve dhe përmirësimet e kushteve studimore për të rinjtë e të rejat.
“I impresionuar nga ndryshimet rrënjësore të mjediseve dhe përmirësimet e kushteve studimore për të rinjtë e të rejat e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, këtij institucioni tepër të rëndësishëm arsimor në vendin tonë, që në dekada ka hapur dritare të mendimit për shumë breza, ka ndikuar për formësimin europian të tyre dhe ka nxjerrë shumë intelektualë të spikatur të elitës sonë kombëtare. 📚🇦🇱”, shkruan Meta.
/e.rr