Dita me numrin rekord te te prekurve me koronavirus eshte shoqeruar edhe me shtim te numrit te pacienteve te shtruar ne Infektiv.
Ministria e Shendetesise ka bere sot me dije se vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.
“Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim”- njofton ministria e Shendetesise, duke shtuar se “një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv”.
Nërkohë 3 rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore.
Në 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.
Ndërkohë janë shëruar 20 të prekur nga Covid-19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.
COVID-19 – Statistika (10 Qershor 2020)
Testime totale 19271
Raste pozitive 1341
Raste të shëruara 980
Raste Aktive 327
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
g.kosovari