Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone, duke shkuar ne 1299 persona, me 36 raste te reja ne 24 oret e fundit, prej te cilave 27 raste jane konfirmuar ne Tirane.
Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.
Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.
Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim“, bën me dije Silva Bino.
Sipas ministrisë sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Grumbullimet masive dhe mosrespektimi i masave janë shkaku kryesor i infektimeve.
g.kosovari