Opozita parlamentare do të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin ditën e nesërme në orën 09:00.
Ky takim vjen pas kërkesës që opozita i bëri Ruçit dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore.
Në kërkesë-shkresën e takimit theksohet se një marrëveshje e tillë është në kundërshtim me legjitimitetin e Kuvendit, pasi i imponohet vendimmarrje këtij institucioni.
Opozita parlamentare kërkon që në Kuvend të diskutohet për kalimin nga listat e mbyllura në të hapura.
“Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë i ri, jo një arnim skandaloz i Kodit të vjetër ku shkelen me të dyja këmbët rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ata që janë duke ikur nga parlamenti nuk mund ta mbajnë peng as parlamentin, as procesin zgjedhor në Shqipëri sipas hesapeve të tyre, qoftë edhe me bekimin e kryetarit të mazhorancës që sillet edhe si ali edhe si Kadi sipas hesapeve të tij.” – theksohet në letër.
g.kosovari